# BESA PMS — Shtresa premium per menaxhimin e prones suaj

> Platforme premium per menaxhimin e hotelit nga rezervimi i pare deri te analiza ekzekutive e performances. BESA PMS unifikon recepsionin, channel manager, booking engine dhe standardin operativ te hotelit ose resortit tuaj ne kohe reale.

**URL:** https://besa.al/pms
**Updated:** 2026-05-02

---

## Pikat Kryesore

- Kalendar vizual drag & drop me pamje ditore, javore dhe mujore
- Check-in / Check-out i shpejte dhe i rafinuar
- Revenue Management - ADR, RevPAR dhe Occupancy Rate në kohë reale
- Multi-property - disa prona nga nje panel ekzekutiv i centralizuar
- Profil 360° i mysafirit - VIP tags, preferenca, historik dhe sherbime te personalizuara
- Staging + Production - trajnoni stafin e ri pa rrezikuar te dhenat live

## Modulet

### Rezervimet

Kalendar vizual me drag & drop per rezervime individuale, grupore dhe korporate. Pamje ditore, javore dhe mujore me qartesi te plote mbi statusin e prones.

- AI krijon draft-rezervime nga chat — stafi verifikon dhe konfirmon me nje klik
- Multi-pagese sipas ligjit fiskal: parapagim (P4) + pagese perfundimtare (P11) te lidhura automatikisht
- Kod aksesi 8-karakteresh gjenerohet automatikisht ne check-in per aplikacionin e mysafirit
- Board type (RO, BB, HB, FB, AI) me llogaritje automatike te TVSH-se sipas kategorise
- Drag & drop per ndryshim datash dhe dhomash direkt nga kalendari

### Dhomat & Kategoritë

Menaxhoni tipet e dhomave, suitat, villat, kapacitetin, çmimet dinamike dhe pamjen vizuale te prones. Ndertesa, kate dhe pozicionim me kontroll te qarte.

- 3 nivele çmimesh: baze → sezonal → override ditor — me prioritet te qarte
- OTA markup i ndare: shikoni çmimin PMS vs çmimin ne kanal perkrah
- Gap-fill automatik: gjen netet bosh, gjeneron zbritje dhe publikon ne besa.al/oferta
- Combo: bashkon 2-3 boshllëqe ne dhoma te ndryshme ne nje oferte multi-nate me zbritje totale
- Auto-anulim: nese dhoma rezervohet nga recepsioni, widget ose OTA — oferta anulohet automatikisht
- Flash sale 24-ore me countdown per mbushje te shpejte
- Mirembajtje me prioritet: niveli 4-5 mbyll dhomen automatikisht per ate dite
- Formula lavanderie: parashikon konsumin ditor (p.sh. 28 çarçafe/dite)

### Profili 360° i Mysafirit

Profil i plote me historik qendrimesh, preferenca, dokumente, VIP tags dhe shenime. Njohje nder-prona per mysafire te kthyer dhe sherbim me personalizim me te mire.

- Preferencat (pamje deti, krevat king, ushqim vegjetarian) ruhen dhe paraqiten automatikisht ne rezervimin e ardhshem
- Statistika per mysafir: total qendrimesh, netesh, shpenzimesh dhe mesatare per vizite
- Klasifikim VIP automatik bazuar ne historikun e qendrimeve
- Detektor duplikatash: numer personal → email → telefon → emer/mbiemer
- Import masiv me mapping kolonash dhe zgjidhje duplikatash (kaperce/perditeso/bashko)
- GDPR: kerkesa aksesi, korrigjimi, fshirjeje me afat dhe gjurmim statusit

### Pastrimi & Inspektimet

Detyra automatike pas check-out, status dhome real-time dhe caktim sipas katit e stafit. Checklist inspektimi me foto per standard te qendrueshem sherbimi.

- Template pastrimi: konfiguroni nje here, popullohet automatikisht çdo dite
- Zona te ndara: kate, hapesira te perbashketa, restorant, kuzhine, jashte
- Stafi sheh vetem detyrat e dites se tij — asgje me shume
- Inspektime cilesie me pikëzim: ≥80% jeshile, 60-79% portokalli, <60% kuq
- Inspektim i deshtuar → veprim korrigjues automatik me afat (kritik = brenda dites)
- Mbeshtetje per mystery shopper — rezultatet fshihen derisa admini i zbulon

### Revenue & Analytics

RevPAR, ADR, Occupancy dhe GOP ne pamje ekzekutive. Raporte ditore, mujore e vjetore, krahasim periudhash dhe eksport per menaxhim.

- P&L per pike sherbimi: shikoni cila restorant, bar apo plazh eshte fitimprurese
- Benchmarks USALI me ngjyra: kosto ushqimi 28-32%, pijet 18-24%, stafi 25-35%
- Pasqyra financiare sipas SKK 2: bilanci, pasqyra e fitim-humbjes, cash flow
- Analiza sezonale: krahasoni periudha te ngjashme vit pas viti
- Raporte tatimore: libri i shitjeve dhe blerjeve sipas normes se TVSH-se

### Channel Manager

Lidhuni me Booking.com, Expedia, Airbnb dhe 200+ platforma. Sinkronizim automatik i disponueshmerise, çmimeve dhe kufizimeve me kontroll te centralizuar.

- Sinkronizim real-time: çmimet dhe disponueshmeria perditësohen menjehere ne te gjitha kanalet
- OTA markup i konfigurueshem per kanal (p.sh. +15% + 5€ per Booking.com)
- Kufizime: stop sale, mbyllje arritjesh dhe minimum qendrim per periudhe
- Promocione gap-fill publikohen direkt ne kanale pa nderhyrje manuale
- REST API per integrime direkte me OTA te treta dhe platforma booking

### Booking Engine

Motor rezervimi ne faqen tuaj — pa komision OTA. Multi-gjuhe, multi-valute, paketa speciale dhe upselling i integruar.

- Rezervim direkt pa komision — mysafiri paguan me pak, ju fitoni me shume
- Multi-gjuhe dhe multi-valute per mysafire nderkombetare
- Depozita, garanci ose pagese e plote me karte ne momentin e rezervimit
- Paketa speciale dhe upselling i integruar ne fluksin e rezervimit

### Guest Experience Portal

Portal dixhital per mysafire — preferenca para mberritjes, mobile check-in, kerkesa sherbimi, menu dhe chat me recepsion. Pa instalim.

- Kod QR gjenerohet ne check-in — mysafiri skanon dhe akseson portalin pa password
- Pre-arrival link i personalizuar per çdo mysafir me preferencat e tij
- Mesazhe automatike: konfirmim, para-mberritje, mireseardhje, faleminderit, pagese
- Multi-kanal: Email dhe WhatsApp me variabla automatike (emer, data, dhome, çmim)

### Menaxhimi i Vakteve

Gjurmimi i mengjesit, drekes, darkes dhe all-inclusive. Skanim QR ose kerkim sipas dhomes, me raporte konsumi ditor.

- Skanim QR ose kerkim me numer dhome — verifikimi i vaktit ne sekonda
- Board type (BB, HB, FB, AI) kontrollon automatikisht vaktet e perfshira
- Raporte konsumi ditor: sa mysafire hane, sa u perfshine, sa u ngarku ekstra


---

**BESA OS** -- Platforma premium per hotele dhe resorte selektive
Website: https://besa.al | Email: info@besa.al | WhatsApp: +355 68 401 3065
[Kerkoni Demo](https://besa.al/demo) | [Cmimi](https://besa.al/pricing)
