Aplikacionet

A mund ta menaxhoni hotelin nga telefoni? Po — dhe ja si

Po. BESA OS eshte sistem cloud: hapet nga cdo telefon, tablet ose kompjuter me internet, pa instalim dhe pa VPN. Owner App i tregon pronarit te ardhurat e dites, okupimin, ADR, RevPAR, arken dhe ardhjet ne kohe reale, per nje ose disa prona. Recepsioni dhe POS-i kane edhe aplikacione desktop qe punojne pa internet dhe sinkronizohen vete.

Platforme premium per hotele dhe resorte ne Shqiperi

Owner App — aplikacioni per pronarin e hotelit

Te ardhurat e dites, okupimi, ADR, RevPAR dhe balanca e arkes per cdo prone, ne kohe reale. Krahasim multi-prone krah per krah, permbledhje ditore, dhe njoftime per refund-e e veprime qe presin miratimin tuaj — direkt ne telefon.

Staff App — stafi ne terren

Pastrimi i dhomave, detyrat, mirembajtja dhe minibari ne telefonin e stafit. Kur pastruesja e mbyll dhomen, recepsioni e sheh menjehere statusin e ri.

Waiter App dhe KDS — restoranti

Kamarieri merr porosine ne telefonin e tij; kuzhina e sheh menjehere ne ekranin KDS dhe e kalon nga "ne pergatitje" ne "gati" me nje prekje. Room charge shkon ne folion e dhomes, i konfirmuar nga mysafiri me PIN.

Reception dhe Multiwaiter — desktop offline

Aplikacione Windows per kompjuterin e recepsionit dhe te banakut. Mbajne kopje lokale te te dhenave, punojne edhe kur bie interneti dhe sinkronizohen vete me cloud-in sapo kthehet lidhja.

Portali i mysafirit

Mysafiri hap nje link ne telefonin e tij — pa shkarkuar asgje — dhe sheh folion me shpenzimet, menune e restorantit, sherbimet, guiden e hotelit dhe informacionin e transportit.

Traloa — rezervime direkte

Prona juaj listohet ne Traloa.al, tregu i akomodimit per Shqiperine, dhe merr rezervime direkte qe hyjne vete ne kalendarin e BESA OS — pa komision OTA.

Per ke eshte

Per pronaret qe nuk jane ne hotel cdo dite

Nese kerkoni nje aplikacion per menaxhim hoteli sepse pyetja juaj e perditshme eshte 'si po shkojme sot?', pergjigjja nuk duhet te jete nje telefonate menaxherit ose nje Excel ne fund te muajit. Owner App ju jep numrat real ne kohe reale — raporte hoteli ne celular, nga kudo qe jeni, per nje ose disa prona.

Problemet qe zgjidh

  • Jeni jashte vendit dhe nuk e dini sa rezervime u bene sot
  • Raportet vijne me vonese, ose vetem kur i kerkoni
  • Keni disa prona dhe ju duhen tre sisteme per t'i krahasuar
  • Stafi punon me leter dhe recepsioni e meson me vonese
  • Kur bie interneti, restoranti nuk nxjerr dot fatura

Funksionet kryesore

  • Program hoteli cloud — pa instalim, pa VPN, gjithmone i perditesuar
  • PWA — shtohet ne ekranin e telefonit pa App Store
  • Owner App multi-prone me KPI ne kohe reale
  • Raporte, arka dhe miratime nga celulari
  • Aplikacione desktop offline per recepsionin dhe POS-in
  • Perdorues pa limit, me leje te detajuara per rol
  • Audit log per cdo veprim — kush, cfare, kur

FAQ

Pyetje qe kerkohen shpesh

A mund ta menaxhoj hotelin nga telefoni?

Po. BESA OS eshte sistem cloud, ndaj hapet nga cdo telefon, tablet apo kompjuter me internet — pa instalim dhe pa VPN. Owner App ju jep te ardhurat e dites, okupimin, ADR, RevPAR, balancen e arkes dhe ardhjet ne kohe reale, per cdo prone; nga i njejti aplikacion miratoni refund-e dhe veprime qe presin vendimin tuaj.

Cilat aplikacione perfshin BESA OS?

BESA OS nuk eshte nje aplikacion i vetem, por nje familje aplikacionesh mbi te njejten baze te dhenash: Owner App per pronarin dhe menaxherin, Staff App per pastrimin, mirembajtjen dhe minibarin, Waiter App ne telefonin e kamarierit, KDS per ekranin e kuzhines, Reception dhe Multiwaiter si aplikacione desktop per recepsionin dhe banakun, portali i mysafirit, dhe Traloa per rezervime direkte. Cdo veprim shfaqet ne kohe reale ne te gjitha aplikacionet.

A eshte BESA OS sistem cloud apo i instaluar lokalisht?

BESA OS eshte cloud. Sistemi, baza e te dhenave dhe raportet qendrojne ne server dhe perditesohen automatikisht — nuk ka version "te vjeter" ne ndonje kompjuter te recepsionit. Aplikacionet desktop per recepsionin dhe kamarieret jane nje shtrese shtese mbi cloud-in, jo nje sistem me vete: ato ekzistojne qe puna te mos ndalet kur bie interneti.

A funksionon BESA OS pa internet?

Pjeserisht, dhe me qellim. Aplikacionet desktop te recepsionit dhe te POS-it mbajne nje kopje lokale te te dhenave: porosite dhe faturat krijohen normalisht edhe pa lidhje dhe sinkronizohen automatikisht sapo interneti kthehet. Kjo eshte mbrojtje mbi nje sistem cloud, jo nje sistem lokal — telefoni juaj sheh gjithmone versionin qendror.

A duhet ta shkarkoj nga App Store ose Google Play?

Jo. Aplikacionet per telefon jane PWA: i hapni ne shfletues dhe i shtoni ne ekranin kryesor si aplikacion normal — pa App Store, pa Google Play dhe pa pritje per aprovim, ndersa perditesimet vijne menjehere per te gjithe. Vetem aplikacionet e recepsionit dhe te POS-it instalohen si programe Windows, sepse duhet te punojne edhe pa internet.

A mund te menaxhoj disa hotele nga e njejta llogari?

Po. Owner App eshte ndertuar per multi-prone: i shihni te gjitha pronat krah per krah — okupim, ADR, RevPAR dhe te ardhura — dhe hyni ne detajet e seciles me nje klik, nga e njejta llogari, pa hapur sisteme te ndryshme.

Sa perdorues mund te kene akses?

Pa limit perdoruesish. Aksesi kontrollohet me leje te detajuara sipas rolit — recepsionisti, kamarieri, pastruesja dhe kontabilisti shohin vetem ate qe u takon — dhe cdo veprim regjistrohet ne audit log me emer, rol, kohe dhe adrese IP.

Sa kushton BESA OS?

Licenca kushton 1,500 deri ne 2,500 euro ne vit, sipas madhesise se prones. Cmimi perfshin te gjitha modulet dhe perdorues pa limit — nuk ka pagese shtese per Owner App, per POS apo per cdo perdorues te ri qe shtoni.

A lidhet me Booking.com dhe kanalet e tjera?

Po. BESA OS ka channel manager te vetin, i ndertuar mbi Channex, qe e shperndan disponueshmerine dhe cmimet ne Booking.com, Expedia, Airbnb, Agoda, Hotels.com dhe Trip.com — pa abonim te dyte. Rezervimet nga kanalet hyjne automatikisht ne kalendarin e BESA OS — keshtu i shihni edhe nga telefoni, ne Owner App. Mesazhet dhe vleresimet e mysafireve nga Booking.com, Airbnb dhe Expedia hyjne ne inbox-in e recepsionit. RoomCloud, Aiosell dhe HotelRunner mbeshteten per hotelet qe i perdorin tashme.

Na shkruani