Çmimet e BESA OS
Sa kushton BESA OS për hotelin tuaj?
Një licencë për recepsionin, restorantin dhe administrimin e hotelit. Të gjitha modulet përfshihen; çmimi për pronën tuaj përcaktohet pas demonstrimit.
Demo pa pagesë dhe pa detyrim.
Licenca e software-it · në vit
€1,500 – €2,500
Marrim parasysh numrin e dhomave, godinat dhe konfigurimin e pronës. Numri i punonjësve nuk shton tarifë për përdorues.
- Të gjitha modulet
- Përdorues pa limit
- Konfigurim dhe trajnim
- Mbështetje dhe përditësime
Cloud-i i përbashkët përfshihet. Serveri vetëm për pronën tuaj nis nga €70/muaj. Opsioni me deri në 4 prona ka çmim sipas ofertës.
Çmimi përfundimtar, konfigurimi dhe trajtimi i TVSH-së konfirmohen në ofertë.
Të përfshira në licencë
Nga rezervimi te llogaritë e hotelit.
Modulet janë pjesë e së njëjtës platformë. Në demonstrim shohim proceset që ju duhen dhe si lidhen mes tyre.
Kalendari, check-in/out, llogaria e mysafirit, kontratat dhe rezervimet në grup.
POS, porosi nga telefoni, KDS dhe lidhja e konsumit me llogarinë e dhomës.
Fatura, fiskalizim, pagesa, arka, regjistrime kontabël dhe raporte.
Stoku sipas vendndodhjes, furnitorët, hyrjet, daljet dhe transferimet.
Turne, detyra, housekeeping, mirëmbajtje, checklista dhe inspektime.
Disponueshmëria dhe çmimet në kanalet e lidhura; booking engine për faqen tuaj.
Bisedat me mysafirët dhe cilësimet e asistentit: burimet, orari dhe buxheti.
Çadra e shezlongë, trajtime spa, salla dhe organizim eventesh sipas aktivitetit tuaj.
Përdorues pa limit
Recepsioni, kamarierët, pastrimi, kontabilisti dhe pronari punojnë me akseset e rolit të tyre.
Konfigurim dhe trajnim
Konfigurojmë pronën dhe trajnojmë ekipin për punën e përditshme në BESA OS.
Ndihmë me kalimin e të dhënave
Shqyrtojmë skedarët që keni, importojmë të dhënat e përshtatshme dhe planifikojmë bashkë pjesën tjetër.
Mbështetje dhe përditësime
Ekipi ynë ju ndihmon me përdorimin e sistemit. Përditësimet e platformës përfshihen në licencë.
Llogaritësi i pronës suaj
Cili hosting i përshtatet aktivitetit tuaj?
Shtoni pikat e shitjes dhe ekipin që punon njëkohësisht. Ju sugjerojmë hosting-un, shpjegojmë arsyen dhe tregojmë koston e vitit të parë e të viteve pasuese.
pika aktive në të njëjtën orë
kamarierë aktivë njëkohësisht
Sugjerimi për pronën tuaj
Cloud i përbashkët
- Pa pika shitjeje aktive të shtuara, cloud-i i përbashkët është pikënisja e ofertës.
Si bëhet sugjerimi?
Për planifikimin e ofertës, kalojmë në server të dedikuar me 3+ pika shitjeje aktive ose 12+ kamarierë që punojnë njëkohësisht. Është rregull planifikimi i BESA OS; madhësinë e serverit e konfirmojmë sipas aktivitetit dhe testimit.
Numri i punonjësve nuk shton tarifë për përdorues. Ndryshon zgjedhja e hosting-ut kur aktiviteti kërkon burime të veçuara.
Detajet e opsionit të zgjedhur
- Software / vit
- €1,500 – €2,500
- Gjithsej, viti i parë
- €1,500 – €2,500
Vlerësim orientues. Çmimi përfundimtar, konfigurimi dhe trajtimi i TVSH-së konfirmohen në ofertë. Pajisjet dhe tarifat e transaksioneve të pagesave vlerësohen veçmas, nëse nevojiten.
Kërkoni ofertë me këtë konfigurim
Pikat, ekipi, sugjerimi dhe kostot përfshihen në përmbledhje.
Shihni përmbledhjen e kërkesës
Asgjë nuk dërgohet automatikisht. Ju e kontrolloni dhe e dërgoni kërkesën në WhatsApp ose email.
Çfarë përfshin ky konfigurim?
Recepsioni dhe ekipi, në të njëjtin sistem
Rezervimet, housekeeping dhe raportet e pronarit lidhen me të njëjtat të dhëna të hotelit.
Pa tarifë për çdo punonjës
Të gjitha modulet, përdorues pa limit, konfigurim, trajnim dhe mbështetje përfshihen në licencën e software-it.
Si arrijmë te oferta juaj
Na tregoni si punon prona
Sa dhoma dhe godina keni? Cilat pika shërbimi përdorni dhe nga cili sistem po kaloni?
Shihni punën tuaj në demo
Ndjekim një rezervim, një porosi dhe një pagesë. Ju tregojmë aplikacionet që do të përdorë secili ekip.
Merrni ofertën për pronën
Oferta përcakton licencën vjetore, hosting-un dhe shërbimet përkatëse. Pastaj planifikojmë konfigurimin dhe trajnimin.
Pyetje për çmimin dhe përdorimin
Keni një rast tjetër? Na shkruani për pronën tuaj dhe çfarë doni të sqaroni.
info@besa.alSa kushton BESA OS në vit?
Licenca e software-it kushton €1,500 – €2,500 në vit. Përfshin të gjitha modulet dhe përdorues pa limit. Çmimi për pronën caktohet pas demonstrimit, sipas dhomave, godinave dhe konfigurimit. Hosting-u i dedikuar, nëse zgjidhet, shtohet veçmas.
A paguaj më shumë kur shtoj punonjës?
Jo. Licenca përfshin përdorues pa limit. Secilit punonjës i caktoni akseset sipas rolit; nuk ka tarifë për çdo llogari të re.
Kur më duhet server i dedikuar?
Për planifikimin e ofertës, kalojmë në server të dedikuar me 3+ pika shitjeje aktive ose 12+ kamarierë që punojnë njëkohësisht. Është rregull planifikimi i BESA OS; madhësinë e serverit e konfirmojmë sipas aktivitetit dhe testimit.
A përfshihet channel manager-i?
Channel manager-i i BESA OS përfshihet. Nëse përdorni llogarinë tuaj te një channel manager tjetër, abonimi i atij shërbimi paguhet veçmas.
A ka komision për rezervimet nga faqja ime?
Booking engine-i në faqen tuaj përfshihet në licencë dhe nuk ka komision OTA nga BESA OS. Tarifat e përpunimit të pagesave mund të zbatohen veçmas. Rezervimet përmes marketplace-it Traloa kanë kushtet e tyre të komisionit.
A përfshihet fiskalizimi?
Po, moduli i faturimit përfshihet në BESA OS. Faturat fiskalizohen përmes një software faturimi të certifikuar nga DPT. Konfigurimin dhe kërkesat për pronën tuaj i sqarojmë gjatë demonstrimit.
Si kaloj nga programi që përdor sot?
Ekipi shqyrton të dhënat që mund të eksportoni. Të dhënat e përshtatshme importohen; për pjesën tjetër përcaktojmë bashkë mënyrën e kalimit. Konfigurimi dhe trajnimi përfshihen në licencë.
Çfarë ndodh kur bie interneti?
POS-i desktop ruan porositë lokalisht dhe i sinkronizon kur lidhja rikthehet. Reception ruan një kopje të kalendarit për konsultim. Raportet në telefon kërkojnë internet. Në demo ju tregojmë kufijtë për pajisjet dhe punën tuaj.
A mund ta shoh sistemin para se të vendos?
Po. Demonstrimi është pa pagesë dhe pa detyrim. Na tregoni për pronën dhe proceset që doni të shihni, që të përgatisim një demo të dobishme për ekipin tuaj.
Shiheni në punë para se të vendosni.
Na tregoni për hotelin tuaj. Ju tregojmë si kalon puna nga recepsioni te restoranti dhe te raportet e pronarit.