Channel Manager

Channel manager per hotele, i integruar ne BESA OS

Rezervimet nga të gjitha kanalet hyjnë direkt në kalendarin e BESA OS. Ndryshoni çmimin një herë në BESA OS: përditësohet në të gjitha kanalet. Ndalimi i shitjes shkon në çdo OTA nga një vend i vetëm, ndërsa recepsioni mund të shesë ende. Çdo rezervim, nga recepsioni, faqja juaj apo një OTA, përditëson vetë disponueshmërinë në të gjitha kanalet; kur një tip dhome mbaron, ai nuk shitet më online. Lidhni OTA-t që përdorni: Booking.com, Expedia, Airbnb, Agoda dhe të tjera.

Platforme premium per hotele dhe resorte ne Shqiperi

Sinkronizim dy-drejtimesh

Kur nje dhome rezervohet, disponueshmeria ndryshon vete ne te gjitha kanalet — dhe rezervimet, ndryshimet e anulimet kthehen vete ne kalendarin tuaj.

Cmime per kanal

Cmim absolut per kanal, tip dhome, trajtim dhe date — ose llogaritje automatike duke shtuar komisionin e kanalit mbi cmimin baze.

I perfshire ne abonim

Channel manager-i eshte pjese e BESA OS.

Per ke eshte

Per hotele qe shesin ne Booking.com dhe OTA te tjera

Nese ndryshoni cmimin ne tre vende te ndryshme, ose keni pasur qofte edhe nje overbooking nga nje kalendar i pasinkronizuar, problemi nuk eshte OTA-ja — eshte mungesa e nje burimi te vetem te se vertetes. Ne BESA OS kalendari juaj eshte ai burim, dhe kanalet ndjekin ate.

Problemet qe zgjidh

  • Overbooking nga kanale te ndryshme
  • Ndryshimi manual i cmimeve ne cdo platforme
  • Rezervimet nga OTA nuk shfaqen ne PMS
  • Nuk e dini cili kanal ju sjell fitim pas komisionit

Funksionet kryesore

  • Lidhni OTA-t që përdorni: Booking.com, Expedia, Airbnb, Agoda dhe të tjera
  • Mesazhet dhe vlerësimet e OTA-ve në inbox-in e BESA OS, me channel manager-in e integruar
  • Sinkronizim cmimesh dhe disponueshmerie ne te gjitha kanalet
  • Import automatik i rezervimeve dhe anulimeve
  • Stop-sell dhe kufizime per kanal
  • Trajtim i no-show dhe i deshtimeve te sinkronizimit
  • Booking Engine direkt me zero komision

FAQ

Pyetje qe kerkohen shpesh

Me cilat kanale lidhet BESA OS?

Me 50+ kanale shitjeje online. Shumica e hoteleve shesin në disa prej tyre, si Booking.com, Expedia, Airbnb dhe Agoda.

A i shoh mesazhet dhe vleresimet e Booking.com brenda BESA OS?

Po, kur hoteli përdor channel manager-in e integruar të BESA OS: mesazhet e mysafirëve dhe vlerësimet nga Booking.com, Airbnb dhe Expedia hyjnë në inbox-in e BESA OS, ku u përgjigjeni pa hapur extranet-in.

Pse PMS-te lidhen me OTA-te permes nje channel manager dhe jo direkt?

Sepse asnje sistem nuk mund te mbaje e te certifikoje dhjetera API te vecanta, nje per secilen OTA, dhe t'i mbaje te gjitha ne perputhje ndersa ndryshojne. Channel manager-i eshte shtresa e specializuar qe e ben kete pune per te gjithe tregun. Kur nje PMS thote se eshte "i lidhur direkt me Booking.com", pothuajse gjithmone do te thote pikerisht kete rruge — ose se vete shet nje channel manager.

A mund te vendos cmime te ndryshme per cdo OTA?

Po. Rate plan-et e BESA OS lejojne cmime te ndryshme per cdo kanal, me derivime automatike nga cmimi baze ose me cmim absolut per kanal, dhome, trajtim dhe date. Stop-sell dhe kufizimet konfigurohen po ashtu per kanal.

A ka menyre te shes pa paguar komision OTA?

Po. BESA Booking Engine shet direkt nga faqja juaj me zero komision dhe ne disa gjuhe, dhe rezervimet direkte bien ne te njejtin kalendar si ato te OTA-ve. Raportet tregojne te ardhurat pas komisionit per secilin kanal.

Na shkruani