Plazhi

Program për plazhin e hotelit: harta, rezervimet dhe arka

BESA OS menaxhon plazhin e hotelit në të njëjtin sistem me recepsionin: zona dhe vende me QR, rezervime nga stafi, nga mysafirët e hotelit dhe nga klientët e jashtëm, çmime sipas zonës, ditës dhe sezonit, dhe arka e plazhit. Bari i plazhit punon si pikë shitjeje e POS-it për bar.

Platforme premium per hotele dhe resorte ne Shqiperi

Ilustrim i plazhit të një hoteli: shezlonge me çadra dhe divane në dy zona, një punonjës me telefon që ndihmon një mysafire dhe bari i plazhit pranë dhomave të hotelit.
Ilustrim i krijuar me AI · Plazhi, i lidhur me dhomat dhe arkën.
Në këtë faqe

Harta me QR

Krijoni zonat dhe vendet me shumicë, pastaj printoni QR-në e çdo vendi, zonë për zonë.

Punonjës duke përgatitur shezlongët pranë plazhit dhe pishinës së hotelit
Ilustrim i krijuar me AI · Shërbimi vazhdon përtej recepsionit.

Tre mënyra rezervimi

Stafi rezervon nga harta, mysafiri i hotelit nga aplikacioni i mysafirit dhe klienti i jashtëm duke skanuar QR-në e vendit.

Arka e plazhit

Rezervimet me pagesë paguhen në arkën e plazhit ose kalojnë në folio, llogarinë e qëndrimit të mysafirit. Çdo rezervim faturohet vetëm një herë.

Per ke eshte

Për hotele dhe resorte me plazh

Për hotele dhe resorte bregdetare që shërbejnë plazhin e vet me shezlonge, çadra, tenda, kabina ose divane, për mysafirët e hotelit dhe për klientë nga jashtë. Për resortin e plotë, me dhoma, restorante dhe spa, shihni PMS për resorte.

Pronare hoteli duke përdorur telefonin nga tarraca e pronës së saj
Ilustrim i krijuar me AI · Një pamje e qartë për pronarin.

Problemet qe zgjidh

  • Rezervimet e shezlongeve mbahen në fletore ose në kokë
  • Mysafiri i hotelit nuk mund ta rezervojë shezlongun pa zbritur te plazhi
  • Çmimet e fundjavës dhe të sezonit ndryshohen me dorë
  • Në mbrëmje nuk dihet sa vende u shitën dhe sa para hynë në arkë

Funksionet kryesore

  • Zona dhe vende: shezlong, çadër, tendë, kabinë dhe divan
  • Krijim me shumicë i vendeve dhe QR e printuar për çdo vend
  • Harta interaktive e plazhit për stafin
  • Rezervim për ditë të plotë ose gjysmë dite (paradite ose pasdite); stafi rezervon edhe me orë
  • Paketa sipas nivelit, p.sh. çadër standard me dy shezlonge ose kabinë VIP
  • Çmime sipas zonës, ditës së javës dhe sezonit, për të rritur dhe për fëmijë
  • Shezlonge shtesë nga stoku i zonës
  • Rezervimet me pagesë: në arkën e plazhit ose në folio të dhomës
  • Kronologjia e ditës dhe raporte të plazhit

FAQ

Pyetje qe kerkohen shpesh

Si e rezervon një mysafir një shezlong?

Në tre mënyra. Stafi e rezervon nga harta e plazhit në aplikacionin e stafit. Mysafiri i hotelit e rezervon vetë në aplikacionin e mysafirit gjatë qëndrimit. Një klient nga jashtë skanon QR-në e vendit dhe e rezervon me emër dhe numër telefoni.

Si paguhet plazhi?

Rezervimet me pagesë paguhen në arkën e plazhit ose kalojnë në folio, llogarinë e qëndrimit të mysafirit, dhe paguhen bashkë me dhomën. Çdo rezervim faturohet vetëm një herë.

Si vendosen çmimet sipas zonës dhe sezonit?

Për çdo zonë vendosni çmimin për të rritur dhe për fëmijë, sipas ditës së javës dhe sezonit, për ditë të plotë ose gjysmë dite. Në recepsionin e plazhit stafi mund të rezervojë edhe me orë.

Si lidhet bari i plazhit me hotelin?

Bari i plazhit hapet si pikë shitjeje në BESA POS, me porosi dhe fiskalizim si çdo bar tjetër. Kur mysafiri i hotelit dëshiron ta paguajë me dhomën, e pranon shumën në aplikacionin e mysafirit dhe ajo kalon në folio.

Për hotele dhe resorte me plazh

Shiko gjithashtu

Eksploro BESA OS

Na shkruani